Një 40-vjeçar është mbytur aksidentalisht mesditën e së hënës në liqenin e Banjës në Gramsh. Mësohet se Adriatik Kume me profesion peshkatar është gjetur i pajetë në ujërat e liqenit nga banorë të zonës dhe më pas kanë njoftuar policinë.
Trupi i 40-vjeçarit nuk është nxjerrë ende nga uji dhe në ndihmë të policisë dhe forcave zjarrfikëse të qytetit të Gramshit kanë ardhur edhe forcat speciale rene nga kryeqyteti. Viktima dyshohet se ka përfunduar aksidentalisht në ujërat e liqenit dhe më pas ka humbur jetën, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Tv Klan