Qyteti i Shkodrës ëhstë tronditur sërish nga një tjetër ngjarje e rëndë. Një fëmijë i seksit mashkull është mbytur mesditën e së shtunës në ujërat e lumit ?Kir?. Bëhet me dije se fëmija pesë vjeçar ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Bardhaj të Njësisë Administrative Rrethina. Djali pesë vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka rrëshqitur në ujërat e lumit ?Kir?, duke mos mundur të shpëtoj.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se kalimtarët e rastit e kanë nxjerr nga uji pa shenja jete. Ata kanë njoftuar familjarët, ndërsa 5 vjeçari është transportuar për në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ka mbërritur pa jetë. Policia e Shkodrës ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë hetimet paraprake.