A1 Report - Gramsh, punonjësit e HEC-it të Banjës në protestë për pagat

Report TV 2015-08-22

Views 1

GRAMSH - Punonjësit e HEC-it të Banjës në Gramsh kanë dalë në protestë për pagat, pasi kanë 2-4 muaj pa marrë rrogat. Protesta e tyre konsiston edhe për kushtet e punës pasi sipas tyre nuk janë të mira.

Një tjetër kërkesë e punonjësve në protestë lidhet edhe me njerëzit që merren në punë në këtë hidrocentral, duke kërkuar që punësohen banorë të zonës dhe jo njerëz të tjerë.

Sipas punonjësve kushtet e punës janë si në "Guantanamo" pasi janë të izoluar dhe një punonjës turk merr 4-fishin e rrogës që merr një shqiptar. Protestuesit shprehen se "kjo është e pafalshme, që një shqiptar të diskriminohet në këtë mënyrë"

Punonjësit shqiptarë të HEC-it të Banjës bëjnë thirrje për ndërhyrjen e shtetit duke kërkuar realizimin e kërkesave të tyre.

Gjithashtu ata kërkojnë që të rinovohet sa më shpejt kontrata që ata kanë me kompaninë turke "Limak" pasi nuk kanë firmosur kontratë tjetër pas përfundimit të asaj që ishte me afat 3 mujor.

Sipas tyre pas përfundimit të kontratës 3-mujore, duhej të ishte rinovuar kontrata 1-vjeçare.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS