#rtvora #oranews
Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, si autor i zjarrit në pikën e karburantit në Kombinat. I riu ka humbur kontrollin e motorit që më pas është përplasur me pistoletën e gazit, duke sjellë dhe shpërthimin e flakëve. Në polici i riu ka pretenduar se ka humbur kontrollin dhe është larguar me shpejtësi për të shpëtuar.
Policia e Tiranës ka arrestuar një 24-vjeçar pasi me motorin që po drejtonte ka shkaktuar djegien e depozitës së gazit në një karburant në Kombinat.
Miklovan Barmashi, banues në Kombinat i pa pajisur me leje drejtimit, pasi ka humbur kontrollin e motorit ka këputur pistoletën e gazit duke sjellë më pas shpërthimin e flakëve dhe djegien e gjithë pikës.
24-vjeçari është arrestuar për ?Shkatërrim të pronës?, ?Largim nga vendi i aksidentit? dhe ?Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt?.
"Në Kombinat, duke drejtuar pa leje drejtimi një motoçikletë ka humbur kontrollin duke u përplasur me bombolën e gazit të një karburanti, e cila shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve, duke shkaktuar rrjedhje të saj dhe më pas djegien e gjithë pikës së karburantit" sqaron policia.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/u-perplas-me-depoziten-e-gazit-duke-djegur-piken-e-karburantit-pranga-24-vjecarit
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/0wkDsyQ-gng
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp