ELBASAN - Një 17-vjeçar i cili kalonte në aksin Librazhd-Elbasan u përplas për vdekje nga një makinë në afërsi të fshatit Mengel. Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orëve të vona të së premtes, ndërsa policia vuri në pranga Sokol Skurën, drejtuesin e Range Rover. 36-vjeçari Skura me banim në Tiranë është ish-zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimet të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Taulant Kalia pas goditjes nga makina me target TR 9900S, u dërgua menjëherë për më në spital ku dhe ndërroi jetë më pas si pasojë e plagëve të rënda. 17-vjeçari ishte banues në fshatin Labinot-Fushë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Elbasanit, Skura akuzohet për veprën penale ?Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor?.