SHKODËR- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e quajtur Guri i Zi në Shkodër ku një makinë ka përplasur një motoçikletë.
Si pasojë e përplasjes, një 70-vjeçar i identifikuar si Njac Rroku, ka humbur jetën. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka qënë vetë drejtuesi i mjetit, me iniciale A.D., ai që e ka dërguar 70-vjecarin në spital por fatkeqësisht i moshuari nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e aksidentit. NJOFTIMI I POLICISË:
Shkodër
Informacion paraprak
Më datë 19.10.2018, rreth orës 09.50, në Spitalin Rajonal Shkodër është dërguar një person i cili më pas ka ndërruar jetë.
Nga verifikimet e bëra nga policia, shtetasi Nj. Rr. rreth 70 vjeç nga fshati Guri Zi duke udhëtuar me ciklomotor, dyshohet se e ka përplasur mjeti tip Volkswagen me pronar shtetasin A. D. banues në Shkodër në vendin e quajtur qendër Guri i Zi.
Shtetasi A. D., pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe në këto momente është kapur nga Policia .
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.