Një burrë 37 vjeçar mbeti i vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Elbasan- Librazhd, pranë fshatit Labinot- Fushë, pasi u përplas nga një kamion me targa maqedonase.
Agron Murati 37 vjeç, banues në fshatin Griqan, u përplas nga një kamion i drejtuar nga 26 vjeçari maqedonas me inicialet D. S.
Policia po heton për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Nga hetimet paraprake policia dyshon për ndërprerje të menjëhershme të rrugës nga këmbësori.
Hetuesit nuk përjashtojnë edhe mundësinë e një humbjeje të vëmendjes, apo tejkalimit të shpejtësisë së drejtuesit. Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit në komisariatin e Elbasanit deri në saktësimin e rrethanave të aksidentit.
/Tv Klan