Edhe kryeministri Edi Rama nuk është dakord me deklaratën e presidentit të Serbisë Vuçiç se masakra e Reçakut është një trillim, dhe thotë se e ka dënuar publikisht këtë. Por Rama thotë se konfliktet pas luftës duhen zgjidhur me dialog. Kreu i qeverisë duke ju përgjigjur pyetjes së gazetares së Report Tv, nëse ndjen përgjegjësi personale për faktin që Kosova nuk është pjesë e shengenit ballkanik, tha se Kosova ishte e ftuar dhe ndaj saj nuk është vënë asnjë kusht. Shefi i mazhorancës tha se arritje e tij personale është fakti që ka ulur Serbinë në një tryezë pa vënë asnjë kusht për Kosovën, ku edhe vetë presidenti i Serbisë tha se të gjithë janë të mirëpritur.
"Me atë nuk jam dakord as unë, atë e kam dënuar publikisht, por unë di në historinë e njerëzimit ndonjë rast kur konfliktet pas luftës janë zgjidhur pa u ulur përballë, ose në krah dhe pa vazhduar me këmbëngulje përpjekjet për dialog. Ashtu siç nuk di ndonjë rast kur zgjidhjet të kenë ardhur sa hap e mbyll sytë. zgjidhjet duan politikë dhe diplomaci dhe jo barrikada qorrash në Facebook.