Kryeministri Edi Rama do të jetë sërish përballë homologut serb Aleksandër Vuçiç. Këtë herë as në Beograd e as në Tiranë por në një emision televiziv online me 27 gusht. Dy shefat e qeverive do të debatojnë së bashku në emisionin ?Okruzenje?, një produksion miks ballkanik.
...
Takimi mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç nuk përbën më lajm. Pas thyerjes së akullit në Beograd vitin e shkuar të kryeministrit shqiptar dhe kthimi i vizitës pak muaj më parë nga kolegu serb, mes dy shefave të qeverive ballkanike ka marrëdhënie më shumë se paqësore.
Në fund të gushtit Rama e Vuçiç do të jenë së bashku në samitin e Vjenës të rrethuar edhe nga kryeministrat e tjerë të rajonit dhe kjo do jetë një mundësi e mirë për të biseduar.
Por kryeministri shqiptar dhe ai serb do të ketë një përballje shumë interesante edhe mediatike.
Emisioni ?Okruzenje? kanë konfirmuar një përballje mes dy kryeministrave që do të regjistrohet në Vjenë gjatë samitit që synon zhvillimin e projekteve për Ballkanin, samit që vjen me iniciativë të kancelares gjermane Merkel.
Lajmi për përballjen në emisionin serb ?Okruzenje? është konfirmuar në faqen online të rrjetit online ku thuhet se Rama dhe Vuçiç do të jenë mysafirë të dy drejtuesve të emisionit Nenad Sebek aktivist i njohur për të drejta e demokraci në Ballkan dhe Zvezdana Kovaç gazetare e njohur nga Mali i Zi.