Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur për masakrën e mbrëmshme në Elbasan, ku ka theksuar se në një dekadë në hasmërinë mes dy fiseve kanë mbetur të vdekur 8 persona ndërkohë që vetëm dy persona janë dënuar si autorë të përfshirë.
Duke folur në seancën plenare në Parlament, Tahiri dha detaje të ngjarjes, Tahiri ka përmendur edhe punonjësin e policisë kufitare që në njërën prej ngjarjeve ka lënë të ikte jashtë njërin prej personave të akuzuar, polic që, sipas Tahirit, është ende në detyrë ndonëse u dënua.
Tahiri ka reaguar edhe ndaj akuzave të opozitës, se ai është i lidhur me krimin, duke i sfiduar ata që për çdo fakt që të kenë ti drejtohen Prokurorisë, ndërkohë që i ka akuzuar se PD po e bën këtë për përfitim e që s?kanë limite
?Dje në Elbasan ndodhi një ngjarje e rëndë, krijoi probleme tek qytetarët por s?më duket pozitive që të thoni se Kryeministri është kryebandit e Ministri bandit, ca do mendojnë qytetarët? Ju jeni duke bërë politikën klasike të atyre që pas arkivolit dalin për të përfituar, atyre që në një varrim pasi varroset i ndjeri duan lekë për larjen e duarve, politikën e atyre që përfitojnë nga viktimat, kujt i shërben kjo? Policia e ka ndjekur në vijimësi specifikisht këtë çështje që në 1 dekadë ka marrë jetën e 8 personave, për shkak të konfliktit, dy tentativave për vrasje me dy të dënuar, një ndër vrasjet është bërë ndaj një personi që ruhej me punonjës policie, policët ikën e vrasësit shkuan në shtëpi dhe i vranë. Vrasësi i dyshuar deshi të ikte dhe polici u arrestua dhe pastaj u lirua, pavarësisht se la një kriminel të dilte. Sot e marr vesh që polici është ende në detyrë. Unë jam partizan që punonjësi i policisë që merr ryshfet të mos rrijë më në krye të detyrës, një polici e inkriminuar nuk lufton dot krimin, s?dua të merrem me akuzat tuaja, skam nerva e dëshirë, keni thënë se jam kriminel, kam bërë pazare me krimin, unë ju kam sfiduar në institucione. Nëse keni prova shkoni në Prokurori, jam gati të përgjigjem çdo sekond përballë jush, publikut e ligjit? ka thënë Saimir Tahiri në Parlament.