Ditën e sotme një 26-vjeçar është gjetur i vdekur në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Ai është Sokol Veliraj, i cili jetonte në qytetin e Pogradecit bashkë me vajzën dhe bashkëshorten e tij dhe punonte si çoban në zonën ku u gjet i vdekur.
Policia është duke hetuar në dy pista, atë të aksidentit por edhe të vrasjes. Babai i 27-vjeçarit është shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë në lidhje me dyshimet. Ai pretendon se djali ka prerje në fyt.
"Thonë se është aksidentuar. Por ka shumë fraktura dhe të çara. Ekspertiza thotë se e ka shtypur makina. Unë dua drejtësinë kush ma vrau çunin. Të gjendet autori. Djali nuk kishte probleme. Jetonte në Pogradec", shprehet i ati i viktimës.
Ndërkohë gazetari i Report Tv Aldo Kozarja raporton se në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur shenja që të konfirmojnë se ngjarja ka qenë aksidentale.