TIRANE-Sipas Komisionit, Vocaj doli i pastër në të trija kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe anës profesionale.
Në seancën dëgjimore, Vocaj u përball me gjetjet e Komisionit në lidhje me një sipërfaqe toke në Lezhë që për të hedhur poshtë dyshimet e trupës së Vettingut, drejtori i Policisë Kriminale i dorëzoi dokumentat e marra nga institucionet përkatëse. Tonin Vocaj iu përgjigj Komisionit lidhur edhe me një foto të publikur në media ku ai shfaqej nën shoqërinë e Arben Frrokut, ky i fundit i dënuar përjetë për vrasjen e ish komisar Dritan Lamajt, si dhe me dy kallëzime penale kur ai ishte në krye të policisë në Tiranë e Durrës.