Pavarësisht se që prej datës 7 maj policët kanë dorëzuar formularët për Vettingun, ende procesi nuk ka nisur. Ministria e Brendshme bën me dije se aktualisht po ngrihet Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe sekretariati teknik.
Kjo do të thotë se ende nuk ka nisur shqyrtimi i formularëve as për drejtuesit e policisë dhe as për oficerët e thjeshtë. Pritet që deri në datën 7 qershor të ngrihet Komisioni i Jashtëm dhe më pas do të fillojë faza e parë e Vetingut në Polici.
Kjo fazë ka për qëllim që të kontrollojë 300 drejtuesit aktual të Policisë, duke filluar nga Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu.
300 drejtuesit e Policisë do të kalojnë në sitë për sa I përket pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale. Një pjesë e këtyre punonjësve mund të merren në pyetje nga Komisioni I Jashtëm I Vlerësimit.