Ditën e sotme është miratuar projektligji për Vetingun në Policinë e Shtetit, i cili do të prekë rreth 13 mijë punonjës, për këtë në një intervistë për Report Tv, zv.ministrja e brendshme Rovena Voda ka thënë se ky proces është paraqitur si një nevojë pas një analize të thelluar në këtë institucione.
?Miratimi i këtij projektligji erdhi pas një analize të thelluar në këto institucione dhe për të patur punonjës me integritet dhe me performancë sa më të lartë?, u shpreh Voda.
Voda u shpreh se ky projektligj është miratuar pas një konsultimi me bazë të gjerë në institucionet që do të preken dhe konsultimit me partnerët.
?Për sa i përket partnerëve ndërkombëtarë, ata do të kenë një rol këshillues duke filluar që nga përzgjedhja e anëtarëve të Komisionit të Jashtëm si dhe në vëzhgimin e këtij procesi?, tha Voda për Report Tv.
Zv.ministrja e brendshme u shpreh se edhe qytetarët mund të japin ndihmën e tyre në vetingun në Policinë e Shteti, duke dhënë sugjerimet e tyre.