Vlera e mallrave të eksportuara në 11 muajit të këtij viti është në rënie. Sipas të dhënave të INSTAT, eksportet e mallrave në 11 muaj kanë rënë me 4.1%. Ndërkohë për të njëjtën periudhë janë dyfishuar importet, vlera e të cilave arriti në 593 miliardë lekë.Ulja e eksporteve ka qenë e dukshme edhe në tremujor, pasi sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e tretë të vitit ulja e eksporteve ishte në nivelin e 9,1 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 8,6 %, në krahasim me Tetor 2019.
Në total në 11 muaj eksportet kanë arritur në 277 mld lekë, duke u ulur me 4,1 % dhe në fund të tremujorit të tretë arritën vlerën 25 mld lekë, duke u ulur me 9,1 %.
Ashtu si edhe vitin e kaluar Shqipëria mbetet një vend importues, pasi në 11 muaj të këtij viti importet e mallrave arritën vlerën 593 mld lekë, ose dyfish më të larta se vlera e eksporteve.
Ndikimin më të madh negativ në uljen e eksporteve në 11 muaj e ka dhënë grupi i ?Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike? me -2,7 %, ?Materiale ndërtimi dhe metale? me -2,6 %, ?Tekstile dhe këpucë? me -1,6 %.
Ndërsa ndikimin më të madh pozitiv e dhanë grupet e Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi? me +1,1 %,?Ushqim, pije, duhan? me +1,0 %, ?Produkte kimike dhe plastike? me +0,5 %. Shqipëria vijon të importojë energji elektrike në nivel tepër të lartë ku në 11 muaj rritja vjetore e importit të energjisë elektrike ishte me +1,8 pikë përqindje.
Tregtinë më të madhe në këtë periudhë Shqipëria e ka pasur me Kosovën, Gjermaninë dhe Kinën, ndërsa importet më të mëdha i ka pasur me Turqinë, Kinën dhe Greqinë.