Ora News – Ulen kreditë e këqia, BSH: Në 6 muaj janë fshirë nga bilancet 4 mld lekë

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vijon të ulet niveli i kredive të këqia në ekonominë shqiptare. Sipas Bankës së Shqipërisë janë 4 miliardë lekë kredi të humbura të cilat janë fshirë nga bilancet gjatë 6 muajve të parë të 2017. Ndërkohë që vihet re një rritje e ndjeshme e kreditimit për personat jorezident, kryesisht kosovar në krahasim kjo me bizneset shqiptare.
Kreditë e këqia ulen me 4 miliardë lekë në 6 muajt e parë të 2017. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, teprica e kredive me probleme ishte 93 miliardë lekë ose 15.2% më e ulët në krahasim me gjashtë muaj më parë.
Rënia e stokut të kredive me probleme vjen si rezultat i ristrukturimit të kredive me probleme, shlyerjes së kredive të prapambetura të bizneseve dhe fshirjes së kredive të humbura nga bilancet e bankave.
Ndërkohë që kredia e ristrukturuar gjatë kësaj periudhe ishte rreth 6.2 miliardë lekë.
Nga kjo vlerë, 1.7 miliardë lekë ishin kredi të klasifikuara si ?me probleme? dhe pjesa tjetër ishin kredi ?standarde? dhe kredi ?në ndjekje?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/ulen-kredite-e-keqia-bsh-ne-6-muaj-jane-fshire-nga-bilancet-4-mld-leke/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS