Taksa e ulur për banesat/ Nga një janari, rihapet procesi i rivlerësimit

Top Channel Albania 2019-12-12

Views 2

Duke filluar nga data 1 janar qytetarët do të kenë mundësinë të rivlerësojnë pasuritë e patundshme sipas vlerës së tregut duke paguar një tatim të zbutur.

Në dakordësi me qeverinë, komisioni parlamentar i ekonomisë ka propozuar projektligjin, i cili u jep mundësi qytetarëve të rivlerësojnë pronat me çmimet e tregut duke paguar jo 15 për qind sa çështë taksa në fuqi aktualisht, por vetëm 3 për qind.

Sipas draftit të depozituar në kuvend, ky lehtësim do të jetë I kufizuar në kohë dhe do ta përfitojnë vetëm qytetarët që I rivlerësojnë pasuritë e tyre brenda datës 30 gusht të vitit të ardhshëm. Pas kësaj date, taksa rikthehet në nivelin e saj normal, pra 15 për qind. Por si përfitojnë qytetarët nga kjo masë?

Sipas legjislacionit tatimor, shitja e një prone të patundshme në Shqipëri, qoftë kjo banesë apo tokë, i nënshtrohet taksës 15 për qind, e cila llogaritet mbi diferencën mes çmimit të shitjes dhe atij të blerjes.

Pra, nëse një individ e ka blerë një apartament 50 mijë euro para disa vitesh, por sot e shet atë 70 mijë euro, atëherë ai duhet të paguajë një taksë 15 për qind mbi diferencën e çmimit të shitjes me atë të blerjes. Në këtë rast kjo diferencë është 20 mijë euro dhe detyrimi tatimor që duhet të paguhet nga qytetari është 3 mijë euro.

Por ligji i ri që hyn në fuqi në një janar I jep të drejtën këtij individi, që ta rivlerësojë banesën me çmim tregu duke paguar jo 15 për qind por vetëm 3 për qind. Rrjedhimisht për shembullin e mësipërm, taksa zbret nga 3 mijë euro që duhet të paguhej normalisht në vetëm 600 euro, pra 5 herë më pak.
Sipas relacionit të projektligjit, kjo masë pritet të nxisë rivlerësimin e 50 mijë pasurive të patundshme duke sjellë një efekt pozitiv të ardhurash në buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm prej 4 miliardë lekësh ose rreth 33 milionë euro.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TaksaeBaneses#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form