Nga janari, taksa e banesës në faturën e ujit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-12-21

Views 3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Taksa e pasurisë, që njihet ndryshe si taksa e banesës do të paguhet në zyrat e ujësjellës kanalizimeve. Ky është vendimi i Bashkisë Tiranë. Tarifa do të nisë të zbatohet nga janari i viti që vjen.Por qytetarët e kryeqytetit do të duhet të kryejnë një vetedeklarim pranë sporteleve të ujësjellësit lidhur me sipërfaqen që ata kanë në pronësi. Procesi i vetedeklarimit do të zgjasë jo më shumë se 4 muaj nga janari i 2019.Më pas do të jetë kompania që do të nisë përpunimin e informacionit të taksapaguesve me qëllim verifikimin e sipërfaqes. Edhe ky proces nuk do të zgjasë më shumë se 2 muaj. Kjo do të thotë minimalisht se pagesa e kësaj takse do të nisë të aplikohet nga muaji korrik 2019, pas përfundimit të zgjedhjeve vendore.Ajo që mbetet me pikëpyetje është se si do të veprohet për të gjithë ata taksapagues që nuk paguajnë faturën e ujit. Sipas vendimit të bashkisë do të jetë Drejtoria e Tatim-Taksave e cila në bashkëpunim edhe me zyrat e legalizimeve, si dhe me hipotekat të cilat do të saktësojnë godinat e banimit apo edhe ato për aktivitet tregtar.Duke ju referuar ligjit të miratuar, përjashtohen nga pagesat, pensionistët kryefamiljarë, familjet me ndihmë ekonomikë apo personat invalidë apo çdo familje që përfshihet në shtresat në nevojë. Sipas përllogaritjeve, vlera e taksës për godinat ambient banimi është 0.05 % e vlerës, ndërsa për aktivitet tregtar është 0.2%. Tashmë të gjitha bashkitë do të përcaktojnë agjentin e tyre të mbledhjes së kësaj takse me vendim të këshillit bashkiak. Në bazë të llogaritjeve, në Bashkinë Tirane, taksa e pasurisë zë afro 18% të të ardhurave të këtij institucioni.

Share This Video


Download

  
Report form