Report TV -Radhë kilometrike në Morinë, probleme në sistemin doganor

Report TV 2019-12-12

Views 0

Dhjetëra automjete të transportit të rëndë janë detyruar të presin për shumë orë në radhë në doganën e Morinës për të kaluar në Kosovë. Shkak janë bërë problemet në sistemin doganor prej mëngjesit të sotëm.

Drejtuesit e mjeteve të transportit të mallrave, të revoltuar shprehen se ky nuk është rasti i parë që ata presin në radhë për orë të tëra, për të kaluar kufirin, pasi probleme të tilla sipas tyre janë bërë të shpeshta veçanërisht gjatë fundjavave.

Share This Video


Download

  
Report form