Radhë të gjata të automjeteve janë shkaktuar në pikën kufitare të Morinës drejt hyrjes në Kosovë. Kthimi i shtetasve kosovarë drejt vendit të tyre, pasi kanë kaluar pushimet në bregdetin shqiptar kanë krijuar radhë të gjata në kufi. Gjatë kësaj fundjavë kanë hyrë në territorin shqiptar mbi 40 mijë kosovarë. Pushuesit, si nga Kosova dhe nga Maqedonia e veriut, i janë drejtuar Shqipërisë me makinat e tyre apo të organizuar nga agjencitë turistike me autobusë.
Edhe pse pala kosovare po punon me procedurë të përshpejtuar, fluksi i automjeteve është tepër i lartë dhe makinat kanë krijuar radhë kilometrike. Numri i lartë i mjeteve që kthehen nga pushimet por dhe matja e temperaturës së çdo personi në hyrje të Kosovës, për shkak të situatës së pandemisë kanë shkaktuar edhe vonesë në kufi për kalimin e mjeteve.