Mbi 20 mijë automjete dhe 40 mijë qytetarë të Kosovës kaluan Morinën në Kukës mëngjesin e kësaj të shtune, duke shënuar fluksin më të madh të muajit gusht.
Lëvizjet janë shtuar që në orët e para të mëngjesit, duke bërë që në doganë të shtohen sportelet për të evituar radhët e gjata. Ndërkohë kolona e automjeteve ishte e gjatë si në Vërmicë ashtu edhe në Morinë.
?Shëngjin për pushime, do rrimë 3 ditë, ka pasur radhë 2.5 kilometra në doganë?, ? Në Shëngjin, ka pasur radhë, kemi kaluar super, s?kemi pasur probleme?, shprehen dy nga qytetarët të cilët po i drejtoheshin bregut të Shëngjinit për pushime.
Gjatë sezonit të verës janë të shumtë qytetarët e Kosovës që vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet e kryesisht fundjavat. Kjo ka bërë që kolonë e automjeteve të formohet edhe përgjatë gjithe rrugës së kombit, ndërkohë që policia rrugore është prezente me patrulla për të përballuar këtë fluks të jashtëzakonshëm. Policia iu bën apel drejtuesve të mjeteve për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor.