Janë me dhjetëra makina të tilla nëpër lagjet e Tetovës, që, sikur të mos mjaftonte mungesa e parkingjeve, këto makina po vështirësojnë edhe kalimin e vozitëse nëpër rrugë të caktuara. Shumica e tyre, nuk janë makina private, por, të institucioneve, siç është gjykata themelore, burgu i Tetovës, Qendra për punë sociale e të të tjera. Pas publikimit të lajmit në Alsat, Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës, bashkë me inspektoratin për komunikacion të komunës së Tetovës, që prej tre ditësh vendosin afishe në to, me afat largimi brenda tre ditësh.