Policia Rrugore ka nisur sot aksionin në të territorin e kryeqytetit për spostimin e mjeteve të braktisura, me qëllim lirimin e hapësirave publike. Policia bën me dije se janë evidentuar dhe njoftuar rreth 215 mjete në zona të ndryshme të Tiranës, si dhe janë spostuar 24 makina për shkelje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Pas evidentimit të automjeteve që nisur nga gjendja e tyre dyshohet se janë të braktisura prej kohësh nga zotëruesit apo përdoruesit e tyre ose shfrytëzojnë hapësirën publike si treg shitje, si dhe pas njoftimeve të vendosura nga Policia mbi xhamat e këtyre mjeteve, Policia Rrugore në bashkëpunim me Policinë Bashkiake ka nisur fazën e spostimit të mjeteve që nuk kanë liruar hapësirën apo parkimet e zëna brenda afatit të caktuar nga njoftimet e Policisë.