Aksion i Bashkisë për hapësirat publike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse do të kalonit në zonën e bllokut ditën e djeshme, vështirë se do të gjenit hapësira për të ecur në trotuare. Baret dhe lokalet që nuk zaptonin hapësirat publike ishin të rralla. Sot, gjendja ka ndryshuar. Të paktë janë bizneset që kanë neglizhuar ultimatumin për të liruar hapësirat publike. Siç duket urdhri i kryebashkiakut Veliaj 7 ditë më parë ka qenë mjaft efektiv. Ka qenë vetë Veliaj që ka nisur inspektimin pranë stadiumit ?Dinamo? herët në mëngjes, duke dhënë kështu qarte mesazhin për nisjen e një aksioni që do të vijojë gjatë. Komuna e Parisit është zgjedhur si zona e parë që duhet çliruar në kryeqytet, dhe jo vetëm nga tregjet e improvizuara, por edhe nga tabelat vend e pa vend në këtë zonë. Aksioni nuk është shoqëruar me konflikte, madje shumica e bizneseve kanë zgjedhur që t?i lirojnë hapësirat publike vullnetarisht. Edhe për qytetarët, ky aksion i çlirimit të kryeqytetit është një lajm i mirë. Aksioni i bashkisë për lirimin e hapësirave publike ka nisur në njësinë nr 5 në kryeqytet, por do të vijojë kudo në Tiranë, fillimisht për ta çliruar nga bizneset, e më pas nga shitësit ambulantë dhe parkimet me arka boshe.

Share This Video


Download

  
Report form