http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rikthim i hapësirave publike dhe zgjidhje e problemit te ujit te pijshëm. Këto kane qene dy nga premtimet qe kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj u ka bere banoreve te njësive numër 2 dhe 5 paraditen e kësaj te enjteje. Veliaj paralajmëroi ata qe kane prishur lulishtet dhe i kane kthyer ne parkingje private, se nuk do te mund t?i shfrytëzojnë me këto hapësira pas 21 qershorit. Nisur nga fakti qe ne njësinë 5 banon edhe rivali i tij ne garën per bashkinë Erjon Veliaj nuk ka harruar t?a sulmoje Halim Kosoven.?Pyetja që unë kam është: Si jeton Dr. Halimi në këto kushte? Në qoftë se standardi i Halimit është që ta bëjë Tiranën si lagjen ku jeton edhe vetë, është turp i madh. Prandaj them, duhet të jetë siklet shumë i madh që të jesh kandidati SHQUP-it, ta kesh lagjen në këtë gjendje dhe të kërkosh votat e njerëzve?, tha Veliaj, duke kaluar në zonën ku banon kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës. Kandidati i te majtës u premtoi gjithashtu banoreve se do te hipotekoje te gjitha pallatet, te cilat janë bllokuar dhe se do t?i qëndroje çdo pune te bashkisë ne koke.