Ora News - Përfundon trajnimi europian për peshëngritjen

Ora News Lajme 2019-12-12

Views 0

#rtvora #oranews

Sekretari i përgjithshëm i KOKSH, Stavri Bello tregon se ky bashkëpunim është i frytshëm.

Stavri Bello: Sivjet kemi organizuar 4 kurse për kualifikim trajnerash në disiplina të ndryshme dhe ky është kursi i fundit në disiplinën e peshëngritjes.

Me pozitivitet e shikon këtë kooperim edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes z.Theodhor Masllavica.

Theodhor Masllavica: Me këtë trajnimin e ri ndodh që të krijohet një staf i ri që të dalin sa më shumë kampionë edhe të jetë e ardhmja e gjithë peshëngritjes tonë.

Lektori Hungarez Tomas Feher flet për qëllimin e këtij trajnimi.

Tomas Feher: Jam shumë i lumtur që gjendem në Tiranë. Ky trajnim është shumë i rëndësishëm pasi është një bashkëpunim i Federatës Botërore të Peshëngritjes dhe të Komitetit Olimpik Shqiptar. Ne jemi munduar që në këto pesë ditë të trajtojmë tema të rëndësishme të peshëngritjes të cilat do të ndikojnë në rezultatet e së ardhmes.

Dhe trajnerët që ndoqën këtë kurs tregojnë për eksperiencën e marrë.

"Ishte program i nivelit të parë gjë që ne besoj e kemi kaluar me sukses".

"Ne na kanë mësuar më shumë për anën teknike se si t'i stërvisim të rinjtë, pa i dëmtuar nga ana fizike dhe t'i mësojmë teknikën që ata të ecin përpara".

Dhe natyrisht kjo do t'i shërbejë në ngritjen e cilësisë së ekipeve të tyre.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/perfundon-trajnimi-europian-peshengritjen

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS