Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Nga data 7 janar dhe deri më 6 shkurt maturantët do të përcaktojnë përmes formularit A1 dhe A1Z lëndën me zgjedhje. Aplikimi do të kryhet dy herë fillimisht në portalin qeveritar e-albania dhe më pas në portalin e Maturës Shtetërore.
Maturantët duhet t`i përcaktojnë lëndët me zgjedhje në javën e parë të rikthimit në shkollë. Ky afat është afruar me të paktën dy muaj por procedura që do të ndiqet nga nxënësit që përfundojnë shkollat e mesme do të jetë e njëjtë.
Fillimisht aplikimi për formularin A1 dhe A1Z do të bëhet në portalin qeveritar e-albania nga data 7 deri më 15 janar ndërsa po i njëjti veprim do të kryhet edhe në portalin Matura Shtetërore 2019 nga data 16 janar deri më 6 shkurt.
Maturantët e këtij viti formularin mund ta plotësojnë në gjimnazet e tyre duke ndjekur rrugën elektronike ndërsa maturantët e viteve më parë duhet të dorëzojnë në shkollën ku kanë përfunduar arsimin e mesëm një kërkesë me shkrim për dhënien e provimeve si dhe një kopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aplikimi-provimet-e-matures-nis-me-7-janar-perfundon-ne-shkurt