Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Data 15 nënëtor është afati i fundit ku në Presidencë duhej të mbërrinte lista e kandidatëve për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Pas këtij afati, presidenti Meta ka afat nga data 1 në 5 dhjetor të hedhë shortin për KED.
Nëse Kreu i Shtetit e refuzon një veprim të tillë, atëherë kjo detyrë i kalon kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka në përbërje 9 anëtarë, dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë nga Gjykata e Apelit si dhe një gjyqtar nga Administrativja.
15 nëntori është afati ligjor që drejtuesit e institucioneve duhet të dorëzonin në Presidencë emrat e kandidatëve për KED.
Në rast të kundërt kjo shoqërohet me masa disiplinore ndaj tyre. Por deri në datën 15 nëntor, e vetmja që ka bërë publike dy emrat për anëtarë të KED është gjykata Kushtetuese.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/emrat-ked-ne-presidence-perfundon-afati-dorezimin-e-listes-se-kandidateve