#rtvora
Këshillimi i Lartë i Prokurorisë vendosi shtyrjen e afatit ligjor për verifikimin e plotësimit të kushteve nga kandidatet për Prokuror të Përgjithshëm si dhe listimin e tyre.
Kreu i KLP, Gent Ibrahimi kërkoi shtyrjen e afatit pasi kandidati Olsi Çela nuk iu është nënshtuar akoma vettingut.
Gent Ibrahimi: "Olsi Çela nuk iu është nënshtruar akoma vettingut. Sot jemi mbledhur për shtyrjen e afatit derisa Çela të kalojë procesin e vettingut. I kemi kërkuar KPK të përshpejtojë proceduarat."
Vendimi u miratua nga anëtarët e KLP dhe Ibrahimi u shpreh se do pritet derisa të përfundojë vettingu për kandidatin Çela për vlerësimin e plotësimit të kritereve nga ana e kandidatëve.
Gent Ibrahimi: "Vendimi u miratua. Kjo mbledhje kishte vetëm këtë qëllim. Duke qenë se dita e sotme, është dita e përfundimit të afatit 45 ditor brenda së cilit Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të duhet të kishte mbyllur verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kandidatet-kryeprokuror-sot-afati-i-fundit-verifikimin-e-plotesimit-te-kushteve
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz