#rtvora
Këshillimi i Lartë i Prokurorisë vendosi shtyrjen e afatit ligjor për verifikimin e plotësimit të kushteve nga kandidatet për Prokuror të Përgjithshëm.
Kreu i KLP, Gent Ibrahimi kërkoi shtyrjen e afatit pasi kandidati Olsi Çela nuk iu është nënshtuar akoma vettingut.
Gent Ibrahimi: "Olsi Çela nuk iu është nënshtruar akoma vettingut. Sot jemi mbledhur për shtyrjen e afatit derisa Çela të kalojë procesin e vettingut. I kemi kërkuar KPK të përshpejtojë proceduarat."
Vendimi u miratua nga anëtarët e KLP dhe Ibrahimi u shpreh se do pritet derisa të përfundojë vettingu për kandidatin Çela për vlerësimin e plotësimit të kritereve nga ana e kandidatëve.
Gent Ibrahimi: "Vendimi u miratua. Kjo mbledhje kishte vetëm këtë qëllim. Duke qenë se dita e sotme, është dita e përfundimit të afatit 45 ditor brenda së cilit Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të duhet të kishte mbyllur verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm. Duke pasur parasysh se ky Këshill në datën 19 mars ka vendosur që do të presë për mbarimin e procesit të rivlerësimit për ata kandidatë që janë ende në shqyrtim e sipër nga organet e vettingut ne sot morëm vendimin për ta shtyrë procesin e verifikimit të kushteve ligjore deri në përfundimin e procesit të rivlerësimit në shkallën e parë nga kandidati i vetëm që është ende në këtë proces."
Rrëzimi i një prej kandidaturave - KLP pritet që së shpejti të rrëzojë një prej katër kandidaturave që nuk plotëson kriteret.
Pas paraqitjes së katër kandidaturave për Prokuror të Përgjithshëm, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nisi procedurat për përcaktimin e kritereve për secilin kandidat dhe se cili nga ata ka më shumë përparësi.
KLP do të rendisë tre kandidatura dhe pritet që të rrëzohet një prej aplikuesve.
Deri tani konsiderohen si kandidatura të forta prokurorët Olsi Çela dhe Fatjona Memçaj, kjo e fundit për shkak të aftësive profesionale por edhe avokati Lulzim Alushaj.
Ndërsa drejtuesja aktuale e prokurorisë Arta Marku ka pak gjasa të renditet në fillim të listës mëgjithëse përflitet se ka mbështetjen e disa prej anëtarëve të KLP-së.
Pas hapjes së garës nga KLP për këtë post që ka një mandat 7-vjeçar kandiduan tre prokurorë dhe një avokat, të cilët brenda një afati 45 ditor, tre prej tyre do t?i kalojnë parlamentit në bazë të një renditjeje.
Përzgjedhja kryeprokurorit - Kryeprokurori zgjidhet me 3/5 me një mandat 7 vjeçar, pa të drejtë riemërimi.
Nëse Kuvendi nuk e zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve, atëherë detyrën e merr kandidati i renditur i pari në listë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kandidatet-kryeprokuror-sot-afati-i-fundit-verifikimin-e-plotesimit-te-kushteve
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2...