Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Mbyllet afati për dorëzimin e ofertave për ndërtimin e lotit të parë në Unazën e Madhe. Pas anulimit të fituesit të parë, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se kanë dorëzuar ofertat 6 kompani, ndërsa tashmë ka nisur procedura për vlerësimin e dokumentacionit të paraqitur.Por për Partinë Demokratike fituesi i kësaj gare është i paracaktuar.
Gjashtë kompani kanë shprehur interes për ndërtimin e lotit të parë në Unazën e Madhe pas skualifikimit të kompanisë DH Albania.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se tashmë ka përfunduar afati zyrtar dhe në përputhje me ligjin e Prokurimit Publik, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka filluar procedurën e vlerësimit të dokumentacionit të paraqitur.
Pas shqyrtimit të dokumentacionit do të kalohet në vlerësimin e ofertave, shpalljen e rezultatit dhe bërjen e tij publike.
Tenderi për rehabilitimin e segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja, Loti 1 do të zbatojë të njëjtët kritere dhe kërkesa ligjore me ato të garës së mëparshme për të njëjtin lot të Unazës, duke mos ndryshuar asnjë prej tyre.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/unaza-e-madhe-perfundon-afati-dorezimin-e-ofertave-ja-kush-jane-6-kompanite