Stop - Tirane/ Me vendim gjykate e dokumenta por familja Topi nuk merr token! (21 nentor 2019)

RTV KLAN 2019-12-12

Views 2

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Një prej trashëgimtarve të familjes Topi,Fatmir Topi, tregon, se një sipërfaqje toke prej 3500 m2 iu kthyen nga ish Komuna Dajt, vetëm njërit prej tyre, Ramazanit, megjithëse ky i fundit, nuk kishte prokurë përfaqësimi për të gjithë familjen.Familja e zgjidhi brenda saj këtë problem me anë të një deklarate, që bëri Ramazani, ku pranonte, se prona do të ndahej me të gjithë trashëgimtarët Topi, në bazë edhe të vendimit të Gjykatës.Komuna Dajt e dërgoi shkresën e ndryshimit të emrit në Këshillin e Qarkut Tiranë, për ndryshimin e pronësisë.Si për cudi, Këshilli i Qarkut e ka humbur këtë shkresë dhe nuk ka ndryshuar asgjë.Aktualisht ndryshimin e emrin të pronësise nga Ramazani tek e gjithë familja, tani e ka si kompetencë Komisioni i Vlerësimit të Titujve të Pronësisë në Prefekturën e Tiranës. Juristi i këtij institucioni, shpjegon, se ka një procedurë, që ndiqet në këtë rast, por duhet 3 muaj kohë për hetimin e rastit.

Share This Video


Download

  
Report form