#rtvora
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi seancën për kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK për konfirmimin në detyrë të Zaganjorit.
Ky i fundit pas seancës tha se i ka paraqitur trupës gjykuese 10 dokumenta shtesë dhe KPA pritet të vendosë nëse do ti marrë në shqyrtim apo jo.
Zaganjori: Si në seancën e datës 25, edhe sot rreth të njëjtave argumente sillen pyetjet dhe përgjigjet. U përpoqa të jap më të mirën. Sot paraqita 10 dokumenta të reja krahas atyre 23 që paraqita herën e fundit. Trupa gjykuese u tërhoq për të vlerësuar marrjen ose jo përsipër për të shqyrtuar dokumentat që dorëzova.
Kjo është seanca e dytë ndaj Zaganjorit, pasi KPA në përfundim të seancës caktoi edhe një seancë tjetër pasi u paraqitën prova të reja me të cilat nuk ishte njohur dhe kërkoi kohë për shqyrtimin e tyre.
Ankimimi vendimit - Komisioneri Publik ankimoi vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese pasi shqyrtoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankimimin.
Komisioneri Publik vlerësoi se bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, Xhezair Zaganjori, nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.
Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkoi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë gjyqësore dhe në përfundim të gjykimit të ndryshojë vendimin nr.46, datë 24.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/komisioneri-publik-kerkon-shkarkimin-nis-seanca-kryetarin-e-gjykates-se-larte
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz