Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmon sot në detyrë Adriatik Ago, zv/drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA..
Numri dy i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Adriatik Ago, doli para KJV 5 ditë më parë, ku trupa e Komisionit theksoi se nga të dhënat që ka mbledhur, Ago ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe ka burime që e justifikojnë.
Trupa vlerësuese e përbërë nga Ana Kapaj, relatore, Elvira Daberdaku, Kryesuese e Trupës, Elida Liko, pasi u shqyrtuan faktet në lidhje me integritetin etik dhe profesional, si dhe ligjshmërinë e pasurisë u vendos qw zv. Drejtori i përgjithshëm i SHÇBA Adriatik Ago të konfirmohej në detyrë.