Report TV -KLP miraton propozimin e Komisionit të Posaçëm, SPAK gati brenda muajit nëntor

Report TV 2019-10-25

Views 0

TIRANE- Komisioni i Posaçëm ka propozuar ditën e sotme në Këshillin e Lartë të Prokurorisë hapa për ngritjen e SPAK. Propozimi ka është miratuar me 11 vota pro çka do të thotë se SPAK do të ngrihet me 8 anëtarë brenda muajit nëntor. Në një dalje për mediat kreu i KLP Genti Ibrahimi u shpreh se vendimi për dyshemenë e numrit të anëtarëve të SPAK është i përcaktuar në kushtetutë.

"Ne sot arrijmë përfundimin se ngritja me 8 apo 10 nuk na përket ne. Vendimin për dyshmenë e ka marrë kushtetutë bërësi.SPAK është një institucionin kushtetues. Drejtuesi i Prokurorisë së Posacme do të fiksojë organikën e saj. Ne emërojmë ata që mundemi dhe për momentin mund të emërojmë vetëm 8. Mendoj se deri në nëntor mund të kemi të ngritur SPAK. Ne kemi bërë llogarinë që të marrim të gjitha vendimet e nevojshme. Këshilli nuk e gjykoi të përshtatshme linjën e veprimir dyshemenë me 10 anëtarë. Nuk na takon ne ta marrim këtë përgjegjësi. Drejtuesi i SPAK do të plotësojë organikën. Ne po emërojmë prokurorët për SPAK, ne nuk marrim vendimin për krijimin e SPAK. Ne nuk e shkelim kushtetutën për ngritjen e SPAK me 8 anëtarë", tha Ibrahimi.

Share This Video


Download

  
Report form