Ora News – PS e LSI kundër komisionit të posaçëm për tragjedinë çame

Ora News Lajme 2017-04-01

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rezoluta për krimet kundër komunitetit çam do të diskutohet në kuvend javët në vijim pasi palët politike kërkuan më shumë konsultime. Për të dytën herë radhazi, konferenca e kryetarëve vendos të mos e fusë këtë çështje në rend dite por për deputeten e PDIU Mesila Doda kjo nuk përbën problem pasi kjo do të ndodhë në javët në vijim.
Rezoluta për krimet kunëdr komunitetit çam nuk u diskutua në këtë seancë parlamentare por për PDIU kjo nuk është problem. Sipas deputetes së kësaj force politike, Mesila Doda, rezoluta do të diskutohet javët në vijim pasi palët politike kërkuan konsultime të mëtejshme.
Doda: Është kërkuar të shtyhet për javën e ardhshme pasi nuk ka pasur me sa duket një konsultim mes palëve për të kuptuar objektin, rëndësinë e objektit por dhe mënyrën sesi do trajtohet Komisioni Hetimor në të ardhmen.Asnjë njeri nuk është tërhequr nga çështja e komisinit hetimor, po konsultohemi me kryetarët e komisioneve, të grupeve, po u bëjmë me dije cili është qëllimi dhe si kemi vepruar për të ardhur pranë kësaj kërkese.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ps-kunder-komisionit-te-posacem-per-tragjedine-came/

Share This Video


Download

  
Report form