Pas tërmetit të 21 shtatorit, Turqia ka ndihmuar Shqipërinë me bazë materiale të një vlere monetare prej 350 mijë euro.
Në prani të ambasadorit Turk në Shqipëri, SH.T.Z . Murat Ahmet Y?RÜK, zv.ministrit të Mbrojtjes Petro Koçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile Haki Çako mbërritën në drejtorinë e Rezervave Materiale të shtetit kamionët me ndihma të ardhura nga Turqia.
Ndihma e popullit turk që është më shumë se sa mik për ne, është shumë e çmuar. Sigurisht bashkë me Turqinë ne i përgjigjemi shumë sfidave globale të sigurisë dhe paqes. Bashkë kemi qenë në Afganistan, në shumë misione ndërkombëtare, jemi bashkë në Detin Egje për të penguar emigracionin e paligjshëm. Por ky moment bashkëpunimi në situatatë emergjence është edhe më zemërprekës?, u shpreh Koçi.
Ambasadori I Turqisë përcolli mesazhet solidarizuese të Presidentit Erdogan për Shqipërinë, duke kujtuar edhe takimin me kryeministrin Edi Rama në Nju Jork.
?Si një shtet që e kemi përjetuar tërmetin dhe nga kjo fatkeqësi kemi pasur edhe humbje njerëzish arrijmë ta kuptojmë mirë gjendjen e vëllezërve tanë shqiptarë. Shpresojmë që kjo ndihma jonë të jetë e rëndësishme në këtë situatë. Ne gjithmonë kemi qëndruar pranë në ditë të vështira dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë?, u shpreh ambasadori turk.
Me aktivizimin e mekanizmit të mbrojtjes civile nga Bashkimi Evropian, në pak kohë, Shqipërisë I kanë ardhur ndihma të shumta nga vende të ndryshme evropiane, ndërsa strukturat shtetërore janë angazhuar maksimalisht në rikonstruksionin e banesave të dëmtuara.