#rtvora #oranews
Një avion ushtarak me ndihma materiale nga Turqia si tenda,batanije e krevate portativ ka mbërritur në Shqipëri mëngjesin e të martës.
Ambasadori Murat Ahmet Yoruk deklaroi se sapo të përcaktohet vendi, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, do të nisë edhe ndërtimi i 500 shtëpive për banorët e zonave të prekura nga tërmeti.
Murat Ahmet Yoruk: Sikundër edhe e dini angazhimin e presidentit Erdogan për ndërtimin e 500 shtëpive, një përfaqësi e administrimit të banesave në Turqi ka kontaktuar me qeverinë dhe kemi nisur punën për të konkretizuar ndihmën tonë. Mbasi të vendoset ku do të ndërtohet ne jemi të gatshëm për të filluar punën në terren me qëllim ofrimin e një shtëpie të qëndrueshme të gjithë familjeve të prekura. Por siç mund të shihni ne po asistojmë popullin shqiptar edhe me ndihma materiale që kanë nisur që me tërmetin e 21 shtatorit. Avioni ushtarak ka sjellë materiale që konsistojnë në ngrohës,batanije si dhe krevat portativ. Ne si popull turk e kemi për detyrë ti qëndrojmë pranë Shqipërisë në kohë të vështira.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/turqia-sjell-ndihma-te-prekurit-nga-termeti
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp