#rtvora #oranews
ShBA vazhdojnë të shprehin solidaritetin me Shqipërinë, pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Këtë gjë e shprehu edhe Zëvendës Asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA?së, Znj. Laura Cooper.
Në nisje të fjalimit të saj, në konferencën "Karta e Adriatikut (A5)", ku Shqipëria kishte kryesimin gjatë vitit 2019, ajo tha se shqiptarët dhe amerikanët kanë qenë gjithmonë bashkë në kohë të vështira.
Ajo vlerësoi kontributin pa kushte të të gjitha vendeve, të cilat reaguan menjëherë pas kësaj ngjarje.
Laura Cooper: Do të doja të fillojë me ngushëllime për familjet që vuajtën si pasojë e këtij tërmeti. SHBA janë miq të Shqipërisë si gjithë amerikanët dhe shqiptarët që kanë qenë bashkë në kohë të vështira. Këto popuj kanë qenë gjithmonë bashkë. Të gjitha vendet që janë sot këtu, që reaguan pa asnjë kusht dhe kanë dhënë mbështetjen e nevojshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë periudhë të vështirë. SHBA qëndrojnë afër Shqipërisë, partneritet me të gjitha vendet e rajonit. Kjo na sjell në këtë seancë të A5. Pavarësisht nga ky tërmet që ndodhi në patëm mundësi të takohemi dhe shoh që kemi shumë miq në këtë tryezë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/termeti-i-26-nentorit-zyrtarja-amerikane-shqiperi-shba-bashke-ne-kohe-te-veshtira
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp