Meta: Ekspertët e “Venecias” kontradiktorë - Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-10-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenca ka bërë publike letrën e presidentit Meta dërguar presidentit të Komisionit të Venecias Buquicchio shoqëruar me komentet dhe qëndrimin e mbi ?Projekt-Opinionin? për shkeljet mbi dekretin e 30 e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit.Në letrën drejtuar Presidentit të Komisionit të Veneicas, Meta shprehet se projekt-opinioni paraprak është shpeshherë kontradiktor, me vlerësime diametralisht të kundërta për të njëjtën çështje.Meta thekson se nga këto qëndrime kontradiktore krijohet përshtypja se ekspertët e Komisionit të Venecias janë udhëhequr apriori nga disa ide fikse duke bërë që faktet dhe analiza të mos kenë përputhje racionale me konkluzionet e projekt-opinionit;Së dyti, kreu I shtetit argumenton se paraqitja e fakteve dhe rrethanave në projekt-opinion është e pabalancuar dhe e paplotë.Sipas kreut të shtetit, projekt-opinioni dhe mënyra se si është ndërtuar, rrezikon krijimin e një precedenti problematik për një rend shoqëror demokratik. Pasi nëse ai miratohet, sipas Metës, çdo lider autokrat mund ta intepretojë këtë opinion të Komisionit të Venecias në favor të tij. Ai thekson gjithashtu se drafti eshte ne kundershti edhe me Kushtetuten shqiptare si dhe me raportin e OSBE/ODIHR per zgjedhjet e 30 qershorit.

Share This Video


Download

  
Report form