TIRANE-Nesër do të rihapen çerdhet, kopshtet dhe shkollat në të tre qarqet që sot u mbyllën, kryeqytet, Durrës dhe Elbasan. "Ashtu siç e raportuam edhe mbrëmjen e djeshme, dita e sotme ishte ditë pushimi për nxënësit e arsimit parauniversitar në Qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit ? ndërkohë ditën e nesërme fillon normalisht procesi mësimor. Bëj me dije se dita e sotme e pushimit për nxënësit e zonave në fjalë, do të zëvendësohet në të ardhmen me një ditë tjetër. Për datën se kur do të bëhet zëvendësimi, vendosin zyrat arsimore në vijim" deklaroi Besa Shahini.
98 shkollat që kanë pësuar dëmtime të lehta me plasaritje të vogla në fasadat e mureve janë rregulluar që ditën e diel nga ekipet e bashkive dhe ditën e nesërme riçelin dyert për mësim. Ministrja e Arsimit Besa Shahini njofton se shkollat janë të gjitha gati me përjashtim të dy prej tyre, që janë vartëse, por edhe këtu është gjetur zgjidhja.Nga verifikimet në terren që janë bërë në mënyrë të vazhdueshme nga ekipet e MASR, zyrave vendore arsimore, në bashkëpunim edhe me inxhinierët e njësive bashkiake ? kemi konstatuar se në të gjithë territorin e vendit godinat e shkollave janë kryesisht te padëmtuara dhe plotësisht të gatshme për mësim. Janë vetëm dy objekte shkollore ? të dyja shkolla vartëse në fshatra ? një në Berxullë (Vorë) dhe tjetra në Allgjatë (Tiranë) ? të cilat ditën e nesërme nuk do të hapen për efekt sigurie, por nxënësve të këtyre dy shkollave i kemi siguruar transportin për në shkollat qendër ku do ta vazhdojnë mësimin nga nesër e tutje".
Por si do të nisë ora e parë e mësimit për fëmijët që rikthehen nesër në shkollë. Ministrja thotë se ka menduar që mësimi të nisë me një video informuese që tregon katër gjërat kryesore se si duhet të veprohet në rast tërmeti, nga vendi i sigurt që duhet të gjendet për të qëndruar, te mbulimi i kokës me jastëk.
"Mësimi rifillon nesër me shfaqjen e një video informuese të ndërtuar nga ?Save the Children? në lidhje me masat që duhen ndërmarrë në rast tërmeti. Është video e animuar me disa personazhe fëmijë që kujdesen për vete në rast tërmeti.