Te marten rinis mesimi

RTV KLAN 2019-09-23

Views 0

Nxënësit në Tiranë, Elbasan dhe Durrës do t'i rikthehen të martën procesit mësimor. Në një dalje për mediat, Ministria e Arsimit Besa Shahini ka deklaruar se godinat e shkollave të cilat u dëmtuan nga goditjet e tërmetit të së shtunës, janë riparuar.
Në kryeqytet, 50 godina shkollash, kopshtesh dhe çerdhesh pësuan dëmtime të lehta nga tërmeti, por tashmë janë riparuar dhe Bashkia garanton se të gjitha mjediset janë të sigurta.
Dëmtime të lehta pësuan edhe shkollat në Durrës, që ishte dhe epiqendra e këtij tërmeti. Procesi mësimor i të hënës në Tiranë, Elbasan dhe Durrës, u pezullua për shkak të panikut të përhapur tek qytetarët.

Share This Video


Download

  
Report form