#rtvora
Emisioni "BOOM" në Rtv Ora solli mbrëmjen e sotme historinë e nënës heroike, nënës së qëndresës, Fërdonije Qekrezi, nga Gjakova. Lufta i mori gjithçka të shtrenjtë që kishte, bashkëshortin dhe 4 djemtë.
Ka 20 vite që nëna gjakovare jeton vetëm me kujtime, dhe pengu i saj me i madh është se nuk mundi të kishte një trashëgimtar nga djemtë.
Ajo nuk u mposht nga dhimbja, por jetoi dhe ka vetëm një qëllim në jetë: Të bëhet zëri i djemve dhe bashkëshortit, që ato të mos ?dënohen? me harresë.
Nën Fërdonija ia doli që të bëjë të pavdekshme historinë e familjes Qekrezi. Shtëpia muze është dëshmi e gjallë.
Lexoni të plotë rrëfimin e saj dhënë për gazetaren e "BOOM", Alketa Çeku.
Fërdonije Qekrezi: Më 27 mars 1999, ushtria serbe futet në këtë shtëpi. Kemi qenë 23 veta.Unë, bashkëshorti, katër djemtë dhe dy nuset, dhe mysafirë. Në 3 e gjysmë pasdite erdhën dhe na futën në bodrum, thanë do tu ruajmë se do bombardojë NATO. Na e mbyllën derën e bodrumit. Dragani, ka qenë polic, i thotë bashkëshortit që ju shqiptarëve duhet me ja u pre kryet. Bashkëshorti i thotë pse, ne kemi kaluar mirë.Nuk kemi pasur konflikte. Jo, tani tha, ju duhet me ja u pre kryet dhe me ju nis për Shqipëri.I morën të gjithë meshkujt.Edhe djali i vogël ishte, 14 vjeç.Kërkonin prapë, i thashë i keni marrë të gjithë.E njëjta milici u kthye prapë, tha jemi UÇK.Pasi u morën nuseve unazat e floririt, zinxhirë, vathë, tha merrni rrobat e fëmijëve dhe ikni për Shqipëri. Deri në 2005 nuk kam pas asnjë informatë.Në 2005 në lajmëroi Kryqi i Kuq, desha me pyet a kanë lënë djemtë fëmijë, Artani dhe Armendi. Më thanë ata janë të vdekur, nuk e di? I pashë rrobat e Artanit dhe Edmondit. Për bashkëshortin dhe dy djemtë nuk dimë asgjë akoma.
Si janë ekzekutuar?
Fërdonije Qekrezi: Ishin tortuar shumë në stacionin e policisë.Në prezencë të njëri-tjetrit. Bashkëshortin e kanë torturuar së pari, djali i vogël kishte rënë sipër. I ka rënë me shufër të gomës. Ja ka çarë kokën përgjysmë. Ja kam parë trupin kur ja kam marrë Edmondit. Edhe djallit të dytë ashtu, Artanit. Informacionet janë të dokumentuara, ka me dalë dhe ai dokumenti. Edhe ai shkau i Gjakovës ishte, i kishte torturuar dhe mbytur. Në vëzhgim të shtëpisë kishin qenë dhe dy shqiptarë.Ata u jepnin informata policisë serbe. Do të bëhen publike dhe do të thirren në Hagë.
Sa kohë kishte i martuar Artani?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-sjell-rrefimin-e-nenes-qe-i-masakruan-4-djemte-dhe-burrin-bashk%C3%ABpunetore-me-serbet-edhe-dy-shqiptare
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz