Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mes dhimbjes dhe varfërisë, familja Beqiri ka hapur dyert e mortit në lagjen "Liria" të qytetit verior.
Kamera e Ora News sjell dëshminë e nënës së Florenc Beqirit, 23 vjeçarit që humbi jetën në Francë të premten, pas 7 ditësh në gjendje kome.
Mes varfërisë dhe dhimbjes, nëna ka humbur ndjenjat, ndërsa akuzon se djalin ia kanë vrarë.
Laureta Beqiri thotë se i biri shkoi për një jetë më të mirë në Francë, ndërsa kërkon që të gjenden fajtorët.
Laureta Beqiri: Telefonata e fundit me djalë ka qenë data 8 dhjetor. Ma kishte kapë policia në Francë pa letra. Kur e kena marrë djalin me telefonin e tij na ka thënë se më ka nxënë policia pa letra dhe pres me u kthy në Shqipëri derisa të mbushet avioni. Ai nuk na mori më. Kur e morëm në telefon për Florenc Beqirin çfarë u bë? Oficerët thanë se Florenc Beqiraj ka vdekë dhe e kena çu në spital. Unë nuk e di se si më ka vdekur djali. Ata ma morën të gjallë. Unë dua ta di pse ma vranë. Për çfarë nuk ma kthyen të gjallë në Shqipëri. Djalë dëshiret e kam pas.
I ati nuk ka pranu me ia hek oksigjenin. Pronari i djalit që ka punu me të është fshehur. Teshat e djalit ia ka gjet burri në banjë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/familja-beqiri-apel-shtetit-sjelljen-e-trupit-te-florencit-na-e-vrane