Historia e trishte e nenes qe ka humbur bijte e saj (20 Maj 2000)

RTV KLAN 2020-06-08

Views 8

Fati i kësaj gruaje mund të quhet mëse i zi. Ajo quhet Lirie Jovani, 64 vjeçe me origjinë nga fshati Homesh i rrethit të Dibrës. Në vitin '97 njëri djalë Shkëlqimi, u gjet i varur në Milot. U tha se ishte vetëvrasje. Në vitin 1995 asaj i kanë vrarë me eksploziv edhe burrin i cili më parë ka vuajtur 17 vjet në burgun e Spaçit. Tani ajo jeton në këtë dhomë në Breg të Lumit së bashku me nusen e djalit të vogël i cili ndodhet në burg në Luksemburg prej dy vitesh.
Si sot dy vite më parë asaj i kanë vrarë dhe djalin tjetër në Itali, Flamurin. Viktima kishte dalë të priste të shoqen dhe e kanë qëlluar disa herë në kokë me pistoletë. Trupi i Flamurit ndodhet në morg në Firence të Italisë dhe dëshira e nënës është që ta sjellin në Shqipëri që ti qajnë në varr. Ajo shprehet se ka kërkuar ndihmë tek Presidenti dhe tek Ambasada që trupi i djalit të saj të kthehet në vendlindje. Familja e saj tani përbëhet vetëm nga femra të cilat qajnë vetëm fotografitë.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form