Rama, ftese Bashes per Reformen Zgjedhore

RTV KLAN 2019-09-18

Views 3

Edi Rama ka hedhur një hap konkret për të hapur rrugën e dialogut me opozitën. Ai ka shfrytëzuar një tryezë për reformën zgjedhore e thirrur nga zyra e OSBE në Tiranë në bashkëpunim me dy bashkëkryetarët e Komisionit të posaçëm për këtë reformë si një mjet për të risjellë brenda institucioneve demokratët dhe aleatët e saj.

Në rrjetet sociale ai i ka bërë ftesë publike Lulzim Bashës dhe gjithë krerëve të partive të opozitës për t?u bërë pjesë e kësaj tryeze ku temë kryesore eshte diskutimi per ndryshimin e sistemit zgjedhor.

?Ju drejtohem publikisht në përpjekjen për të krijuar një hapësirë dialogu e ndërveprimi mes nesh, lidhur me një sfidë të përbashkët të një rëndësie kombëtare, Reformën Zgjedhore. Kundërshtitë tona në aspektin politik janë botërisht të njohura dhe pozicionet respektive, në raport me hapësirën institucionale të vendit po ashtu. Sidoqoftë, përtej skajshmërisë së dallimeve tona, ne as nuk e kemi zgjedhur njëri-tjetrin dhe as nuk e zhbëjmë dot ekzistencën e njëri-tjetrit. Pra jemi të dënuar të bashkëjetojmë pavarësisht jopëlqyeshmërisë reciproke, për sa kohë të tjerët, zgjedhësit, na kanë dhënë mandate përfaqësimi, disave për të qeverisur e disave për të bërë opozitë?.

Por pavarësisht gatishmërisë së Ramës për të dialoguar, ashtu siç deklaroi dhe në intervistën për Tv Klan, ai i bën të qartë se kërkesa kryesore e opozitës për zgjedhje të parakohshme nuk mund të vendoset në tryezën e dialogut.

?Ju vendosët t?i digjni mandatet e hyrjes në Kuvend dhe të vetëpërjashtoheni nga jeta parlamentare e kësaj legjislature. Por gjithësesi, deri në zgjedhjet e qershorit 2021, ju jeni të votuar për të përfaqësuar një pjesë jo të vogël të zgjedhësve shqiptarë. Prandaj e dhe Kuvendi ka rezervuar një vend të posaçëm për ju, në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Procesi ka nisur në Kuvend me opozitën parlamentare dhe do të mbyllet në Kuvend natyrisht, por mungesa juaj ne institucionin më të lartë vendimmarrës të republikës, nuk ju përjashton vetvetiu nga hapësira e diskutimit për Reformën Zgjedhore. Përkundrazi. Të paktën ky është opinioni im dhe duke vënë re edhe mungesën tuaj në vetë tryezën e Komisionit Zgjedhor, ju ftoj të takohemi e të bashkëbisedojmë për këtë sfidë të përbashkët, në çdo kohë e vend që do t?ju vinte për shtat ? sigurisht në rast se ju jeni të interesuar të përfshiheni në këtë proces. Pa kushte?.

Konstatimet e tryezës së thirrur nga OSBE dhe Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore që është lajmëruar se do të zhvillohet në të mërkurën e 25 Shtatorit do të shërbejnë dhe si çështje që do të merren në diskutim nga ky komision. Qëndrimi i shumicës pavarësisht gatishmërisë për të diskutuar nuk duket shumë i hapur ndaj ndryshimit të sistemit aktual zgjedhor.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form