#tvora #rtvoranews
Janë mbyllur edhe për sot, (3 qershor) pas 9 orësh negociatat mes anëtarëve të Këshillit Politik për ndryshimet e reformës zgjedhore dhe ambasadorëve të akredituar në Tiranë.
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim deklaroi se edhe sot u bë një progres i jashtëzakonshëm. Ajo përgëzoi partinë në pushtet dhe tha se ka ardhur koha për opozitën dhe Lulzim Bashën që të barazpeshojë të gjithë faktorët dhe të thotë ?PO? për popullin shqiptar dhe të thonë ?PO? për Shqipërinë. Kim deklaroi se topi është në fushën e tij dhe se e ardhmja është dorën e tij.
Yuri Kim: ?Ishte një ditë e gjatë. 9 orë dje dhe bëmë shumë progres. Kishim 9 orë të tjera sot dhe bëmë progres të jashtëzakonshëm. Në një negociatë që është kaq e rëndësishme për Shqipërinë, çdo pale dhe partie i kërkohet të japë që Shqipëria të fitojë. Çdo palë dha dhe çdo palë fitoi. Populli shqiptar do fitojë më shumë. Çdo palë dhe çdo parti dha dhe më duhet ti jap merita të veçanta partisë në pushtet. Ne e bëmë të qartë se partia në pushtet ka provilegje dhe ata do të jepnin më shumë. Dhe ata e bënë. E përgëzoj partinë në pushtet për atë që kanë bërë.''
''Ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje që e fut Shqipërinë në një rrugë drejt BE. Realizuam masat që kërkoi ODIHR. Bëmë disa hapa domethënës që nuk janë rekomanduar nga ODIHR, por që mund ta shtyjnë përpara Shqipërinë. Ka ardhur koha për opozitën dhe mikun tim Luli Basha që të barazpeshojë të gjithë faktorët dhe të thotë ?PO? për popullin shqiptar dhe të thonë ?PO? për Shqipërinë. Topi është në fushën e tij. E ardhmja është dorën e tij?.
Prej orës 11:00 të paradites palët bënë ecejake sa nga selitë e partive të tyre në ambasadë amerikane. Takimi i parë në rezidencë ishte në orën 11:00 për tu larguar më pas dhe rikthyer pas orës 13:00, Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili. Mbledhja u ndërpre në orën 18:50 për të vijuar më pas në orën 20:30 po në rezidencën e ambasadës amerikane dhe për tu mbyllur në 21: 45 me deklaratën e ambasadores amerikane.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/do-kete-tym-te-bardhe-vijojne-dhe-sot-negociatat-zgjedhoren
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp