Report TV - Balla: Rama letër Bashës për konsensus për Reformën në Drejtësi

Report TV 2016-03-31

Views 0

Deputeti Taulant balla deklaroi se Kryetari i PS-së Edi rama i ka dërguar një letër kryetarit të PD-së Lulzim Basha.


?Dje, Kryeministri Rama ka bërë një ftesë publike për të ngritur komunikimin mes maxhorancës e opozitës dhe konfirmoi se jemi për vepra e jo për fjalë. Sot i ka nisur letër publike kryetarit Lulzim Basha ku i kërkon dialog për çështjen e Reformës në Drejtësi. Rëndësi ka që dallimi bëhet kush është për vepra e kush është për fjalë. Deri tani nuk ka ende përgjigje për këtë çështje? ka thënë Balla.
Ai ka shtuar se edhe pse Partia Demokratike ka kërkuar dialog, sot ajo nuk ka kthyer ende përgjigje ndaj kësaj letre publike që Rama i ka bërë Bashës.


Balla ka ripërsëritur edhe njëherë se sjellja e PD-së në seancat plenare është një sjellje e papranueshme ndaj Kuvendit dhe foltores.

?E papranueshme dhuna e minorancës ndaj fjalës së lirë në Kuvend. Ata nuk lënë deputetët të flasin në foltore. Sot kishin një hall të madh, atë të Strazimirit dhe çështjen penale që lidhet me të. Shqiptarët e dinë se kush është për shtet dhe kush janë ata që respektin ndaj ligjit e kanë vetëm në fjalë? ka thënë ai.

Ndërkohë, ftesa e Edi Ramës për dialog politik të nivelit të lartë mes maxhorancës dhe opozitës për reformën në drejtësi po merret në konsideratë nga Partia Demokratike dhe ai që e paralajmëroi këtë ishte ish-kreu i kësaj force, Sali Berisha.

Share This Video


Download

  
Report form