Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me të njëjtën frymë konsensuale Komisioni vijoi mbledhjen gjatë pasdites të së mërkurës.
Palët janë dakordësuar për çështjet e Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarët do zgjidhen me shumicë të cilësuar ndryshe nga sa parashikohej, pra varianti i shumicës së thjeshtë.
Po ashtu, opozita ka pranuar edhe ngritjen e Gjykatës së Lartë Administrative, të cilën më herët e ka kundërshtuar.
Tjetër pikë e dakordësuar lidhet me tribunalin disiplinor dhe do të jenë ekspertët e OSBE dhe OBDAT ata të cilët do të diskutojnë formulën e përbërjes së tribunalit.
Në përfundim, nënkryetari Eduard Halimi tha se palët janë afër një zgjidhje të përbashkët, e cila mund të marrë formë gjatë ditës së enjte, në rast se ekziston i njëjti konsensus.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/halimi-neser-mund-te-permbyllet-diskutimi-politik-nese-vijohet-me-konsensus/