Veliaj: “Mos blini ujë nga autobotet” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-09-16

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Bashkia e Tiranës i bën thirrje qytetarëve të mos blejnë ujë në autobotet pasi është i pakontrolluar dhe i patrajtuar biologjikisht. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se janë marrë masat që këto mjete të mos qarkullojnë më në lagjet e kryeqytetit. Ai u kërkoi qytetarëve bashkëpunim për të denoncuar çdo mjet të tillë që abuzon duke e shitur ujin e marrë për vaditje apo prodhim industrial, si ujë të pijshëm.Erion Veliaj: ?Kemi patur një problem me qytetarët që, për inerci apo fiksimin e tyre, blejnë ujë nga botet, nga makina të improvizuara e shitës informalë. Uji, që dikush e blen për vaditje, për fonderi që ftohin metale ose prodhim industrial, dhe pastaj fshehurazi e shet nëpër lagje, kërkon bashkëpunim nga banorët. Mania, fiksimi, nostalgjia për të blerë ujë, që medemek është marrë te burimi, është i rremë. Analizat na tregojnë se uji i ujësjellësit që është i klorinuar, që ka pësuar gjithë trajtimin kimik, është uji i saktë për t?u përdorur. Ndaj, ju lutem, denonconi çdo spekulant, çdo bot. Kemi marrë masa që të anulohen të gjitha lëvizjet e këtyre boteve?.Pas dekadash probleme më ujin e pijshëm tashmë ky shqetësim është zgjidhur për banorët në zonën e Astirit. Bashkia e Tiranës ka përfunduar punimet e rrjetit të ri që sjell ujë direkt nga Bovilla.Erion Veliaj: ?Kur shumica e Tiranës, përfshirë edhe politikën, ishte me pushime, ne kemi punuar për të sjellë, në kohë rekord, një linjë të dedikuar nga impianti i filtrimit të Bovillës, që është në anën tjetër të lumit të Tiranës, 10 km në tre lote, për të furnizuar me ujë gjithë zonën e Astirit, e cila është ndërtuar mbi puse, me leje të dhëna nga ish-Komuna e Farkës, një zonë e ndërtuar me gropa septike.?Erion Velaij: ?I them Monës dhe Lulit, mirëserdhët në Tiranë pas pushimeve, por gjërat që po denonconi tashmë kanë nja dy javë që i kemi zgjidhur. Është koha të bllokoni diçka tjetër, se ujësjellësin dhe kanalizimet e Tiranës, siç duket edhe nga kjo punë në mesnatë, nuk i bllokoni dot. Përfundimisht, punët në këtë qytet, nuk i bllokoni dot.?Ndërkaq po vijon punën për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve në Rrugën e Elbasanit, ku sipas bashkise nuk ishte investuar që në vitet 1940.

Share This Video


Download

  
Report form